Sunday, November 20, 2016
Ç‘ËSHTË ETIKA
Anembanë botës sot shumë fl itet për etikën.Ashtu është
edhe në vendin tonë. I qortojnë ata që janë të këqij dhe nuk
veprojnë sipas moralit, u thonë se nuk kanë etikë. Kurse ata
të cilët janë të sinqertë, punëtorë dhe u ndihmojnë njerëzve,
vlerësohen të mirë, që e ndjekin etikën. Për ata të cilët mendojnë
dhe veprojnë me dhunë, llogariten se kanë humbur etikën. Për
të rinjtë në të gjitha vendet aplikohet arsimimi etik (siç kemi
mësimin për Etikën) dhe kërkohet që të mësohen bazat themelore
të etikës dhe vlerat që përmbajnë norma, që të mund ta
mbrojnë dhe praktikojnë etikën.
Etika është një ndër veprat më të rëndësishme, më të nevojshme
dhe më të dobishme të njerëzimit. Ajo fl et për qëllimet
dhe veprat e mira të njeriut.
Pse këto janë aq të rëndësishme? Ato gjithmonë kanë qenë
të rëndësishme, sepse është më mirë të bëjmë mirë dhe të jetohet
në paqe dhe qetësi, me punë të dobishme dhe në harmoni,
pa pasur frikë dhe pa fyerje ndaj të tjerëve – se të ndiqet e keqja,
të veprohet keq, dikujt t’i shkaktohet dhembje ose dikush të
lëndojë dikë. Sot kjo është edhe më e rëndësishme, për arsye
se kemi shumë njerëz në botë dhe konfl iktet e tyre sjellin pasoja
të fuqishme negative, kemi edhe armatim të rëndë, armatim
dhe preparate kimike të cilat mund të na sjellin dëme të mëdha.
Edhe Natyra është e lënduar. Prandaj kërkohet prej njerëzve
të veprojnë mirë dhe jo keq, të vetëdijesohen, të mendojnë me
dëshirë që të bëhet mirë për secilin dhe të veprohet mirë. Bashkimi
i botës bashkëkohore, i cili çdo ditë është gjithnjë e më i
fuqishëm, mund të japë rezultate të mira vetëm nëse njerëzit
kanë kujdes çka bëjnë dhe nëse ua dëshirojnë vetëm të mirën
njerëzve të tjerë dhe natyrës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Ndryshim Prezantimi (Shkolla)
No comments:
Post a Comment