Tuesday, November 22, 2016

Morali

Në jetë kemi situata të ndryshme dhe vlerësim të moralit: Petriti i rrah fëmijët - të gjithë e konsiderojnë atë të dhunshëm dhe asnjëri nuk dëshiron të shoqërohet me të, përveç atyre të cilët edhe vetë janë të dhunshëm. Njomza është e butë dhe gjithmonë buzëqesh - dhe të gjithë e thërrasin në shoqëri. Behari nuk pastrohet rregullisht - të gjithë largohen prej tij për shkak të papastërtisë dhe erës që kundërmon. Arti u ndihmon gjithmonë të tjerëve - dhe të gjithë e lavdërojnë. Amari e ndan ushqimin e tij me të gjithë të uriturit dhe të gjithë i japin atij diçka nga ajo që kanë sjellë.
 Shikoni se çfarë sjellje të ndryshme kemi dhe çfarë karakteristika hasim te njerëzit. E tëre kjo bazohet në dy grupe themelore - ose i kemi të mirë ose të këqij. Veprat e mira quhen morale dhe personat të cilët veprojnë cilësohen si të moralshëm. Veprat e këqija cilësohen si të pamoralshme dhe njerëzit i vlerësojnë si të pamoralshëm personat të cilët kanë sjellje të këtilla. Morali është një ndër karakteristikat më të rëndësishme të njeriut. Te kafshët po ashtu mund të shohim elemente të moralit (kujdesi i tyre për të vegjlit, bashkëpunimi dhe ndihma e anëtarëve të llojit të njëjtë, dashuria dhe lidhja mes çifteve, qëndrueshmëria dhe këmbëngulja gjatë arritjes së qëllimeve). Mirëpo kafshët veprojnë sipas instinkteve, sjellja e tyre është shprehje e nevojave të tyre biologjike, pa vetëdije, dhe nuk është rezultat i asaj që kanë zgjedhur vetë ata. Vetëm qenia njerëzore mund të dallojë të keqën dhe të mirën dhe të sillet në mënyrë të mirë, të dobishme, të pëlqyer dhe të largohet nga e keqja. Ky është thelbi i moralit - njohja e së mirës, të duhet e mira dhe punët e mira, po ashtu edhe njohjen e së keqes dhe largimi prej saj. E mira dhe e keqja janë gjëra të kundërta njëra me tjetrën, ato konsiderohen si dy pole të cilat nuk mund të bashkohen dhe të përzihen.Ajo që është e mirë nuk është e keqe, dhe ajo që është e keqe nuk mund të jetë e mirë. Secili nga ne e dallon të mirën dhe të keqën prandaj ashtu sillet dhe i vlerëson të tjerët.

Sunday, November 20, 2016

Ç‘ËSHTË ETIKA

Anembanë botës sot shumë fl itet për etikën.Ashtu është edhe në vendin tonë. I qortojnë ata që janë të këqij dhe nuk veprojnë sipas moralit, u thonë se nuk kanë etikë. Kurse ata të cilët janë të sinqertë, punëtorë dhe u ndihmojnë njerëzve, vlerësohen të mirë, që e ndjekin etikën. Për ata të cilët mendojnë dhe veprojnë me dhunë, llogariten se kanë humbur etikën. Për të rinjtë në të gjitha vendet aplikohet arsimimi etik (siç kemi mësimin për Etikën) dhe kërkohet që të mësohen bazat themelore të etikës dhe vlerat që përmbajnë norma, që të mund ta mbrojnë dhe praktikojnë etikën. Etika është një ndër veprat më të rëndësishme, më të nevojshme dhe më të dobishme të njerëzimit. Ajo fl et për qëllimet dhe veprat e mira të njeriut. Pse këto janë aq të rëndësishme? Ato gjithmonë kanë qenë të rëndësishme, sepse është më mirë të bëjmë mirë dhe të jetohet në paqe dhe qetësi, me punë të dobishme dhe në harmoni, pa pasur frikë dhe pa fyerje ndaj të tjerëve – se të ndiqet e keqja, të veprohet keq, dikujt t’i shkaktohet dhembje ose dikush të lëndojë dikë. Sot kjo është edhe më e rëndësishme, për arsye se kemi shumë njerëz në botë dhe konfl iktet e tyre sjellin pasoja të fuqishme negative, kemi edhe armatim të rëndë, armatim dhe preparate kimike të cilat mund të na sjellin dëme të mëdha. Edhe Natyra është e lënduar. Prandaj kërkohet prej njerëzve të veprojnë mirë dhe jo keq, të vetëdijesohen, të mendojnë me dëshirë që të bëhet mirë për secilin dhe të veprohet mirë. Bashkimi i botës bashkëkohore, i cili çdo ditë është gjithnjë e më i fuqishëm, mund të japë rezultate të mira vetëm nëse njerëzit kanë kujdes çka bëjnë dhe nëse ua dëshirojnë vetëm të mirën njerëzve të tjerë dhe natyrës.

Ditëlindja e Zanës

 Zana dje festonte ditëlindjen. Ajo na luti që t’i ndihmojmë në përgatitjet, prandaj unë dhe Njomza duhej të jemi tek ajo dy orë më herët. Njomza nuk donte të vijë pasi që shfaqej TV-emisioni të cilin gjatë kohë e priste, por nuk donte ta dëshpërojë as shoqen e vet. Tërë kohën hamendej. Herë do të vijë, herë do të ngel në shtëpi. Pasi që vendosi të vijë, së bashku u nisëm për te Zana. Kur arritëm, menjëherë u kapëm për punë, kështu që çdo gjë u përgatit para kohe. Pas një ore mysafi rët fi lluan të mbërrijnë. Erdhën të gjithë përpos Agonit, i cili ishte i sëmurë. Edhe pse nuk kishte mundësi të jetë prezent, ai i dërgoi një urim Zanës.

Himni i flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar 
me një dëshirë e një qëllim,
 të gjithë atje duke u betuar
 të lidhim besën për shpëtim. 


Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
 kush është burrë nuk frikohet, 
por vdes, por vdes si një dëshmor!


Në dorë armët do t'i mbajmë, 
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
 të drejtat tona ne s'i ndajmë, 
këtu armiqtë s'kanë vend!



Ueb-ditari apo blogu

Ueb –ditar apo blog është lokacion në Internet në formë të gazetës elektronike apo ditarit, i përbërë nga përmbajtjet e paraqitura në radhitje të kundërt kohore. Autori i ueb –ditarit quhet bloger (blogger) Komunikimi përmes Internetit dhe po ashtu edhe përmes ueb –ditarëve, nuk kërkon lidhje të drejtpërdrejtë, por, megjithatë, është me rëndësi të sillesh në mënyrë të kultivuar dhe morale.

Ndryshim Prezantimi (Shkolla)